E shtuna shënoi një tjetër moment historik të hidhur për Vanessa Bryant, të vejën e legjendës së NBA, Kobe Bryant, i cili humbi jetën në një aksident me helikopter në fillim të këtij viti.
Me rastin e asaj që do të kishte qenë përvjetori i 19-të i dasmës së çiftit, nëna 37-vjeçare e katër fëmijëve ndau një foto romantike të çiftit, me Vanessan që ishte e ulur në prehrin e bashkëshortit të saj.
Vanessa duket tejet e lumtur ndërsa ka të vendosur njërën anë mbi kokën e Kobe, më saktësisht mëse e gëzuar që është në krahët e burrit të saj.
“Mbreti im, zemra ime, shoku im më i mirë. Gëzuar 19 vjetorin e dasmës. Më ka marre malli shumë për ty. Uroj që të ishe këtu për të më mbajtur në krahë”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë.
“Lulet e përvjetorit nga Kobe”, ka shkruar në tjetrin postim Vanessa.
Kobe, së bashku me vajzën e tyre 13-vjeçare Gianna ‘Gigi’ Bryant dhe shtatë persona të tjerë, vdiqën në një përplasje me helikopter në Calabasas, në mëngjesin e 26 janarit.
Ylli i Lakers ka lënë pas vetes bashkëshorten e tij dhe tri vajzat e tjera: Natalia, Bianka dhe Capri. /Telegrafi/