Site icon Telegrafi

Vanesa Doçi debuton në skenën muzikore turke me “Çok Kötüymüşsün”

Motra e këngëtares Aida Doçi, Vanesa, tashmë ka bërë debutimin në skenën muzikore turke.

Ajo ka publikuar projektin e parë me videoklip në gjuhën turke të titulluar, “Çok Kötüymüşsün”.

Tekstin dhe muzikën e ka shkruar Hüseyin Kağıt, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Emre Kıral.

Vanesa Doçi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të ‘netd müzik’ dhe prapa gjithë kësaj qëndron labeli “Dark’n Dark Music”, nga i cili grup bukuroshja jonë menaxhohet.

Lexo po ashtu Mediat turke raportojnë për debutimin e motrës së Aida Doçit në skenën muzikore të Turqisë

Ndërkaq, para pak ditëve edhe mediat turke raportuan për debutimin e artistes Doçi në skenën muzikore të Turqisë.

E njëjta arriti famë të madhe para tri viteve, atë kohë kur edhe këndoi projektin e parë në gjuhën turke, këngën e Ibrahim Tatlises “Aramam”. /Telegrafi/

Exit mobile version