Vanesa Beka ka zhvilluar sot garën e parë të notit, disiplina delfin 50 metra, në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Notarja jonë dha maksimumin e saj, duke thyer edhe rekordin personal, por që konkurrenca e madhe bëri që ajo të përfundojë në vendin e 13-të, të shtatin në baterinë e saj. Koha e saj ishte 1:20.87 minuta.
Vanesën nga afër e përkrahën edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.
Vanesa do të garojë edhe të hënën në 50 metra bretkocë.