Persona të panjohur kanë vandalizuar varrezat në fshatin Luboten të Shkupit. Rasti është paraqitur mbrëmë rreth orës 19:30 nga personi A.B.
Pas kontrollit të kryer, është konstatuar se janë dëmtuar gjithsej 27 varre. Me urdhër të prokurorit, gjatë ditës së sotme do të përfundojë ekspertiza në këto varreza.
Në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar, ka reaguar OBRM-PDUKM-ja, e cila e dënon këtë akt, duke shtuar se ky veprim shqetëson të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
OBRM-PDUKM-ja pret që ky rast të zbardhet dhe keqbërësit të dalin para organeve të drejtësisë për t’u sanksionuar./Telegrafi/