Telegrafi

Vandalizohen varret me një shenjë banale (Foto)

Në varret e qytetit Hull që ndodhet në lindje të Yorkshire, është gjetur një vizatim banal që i ka hidhëruar qytetarët.

Kur ata shkuan për të vizituar varret e familjarëve dhe miqve, u tmerruan nga ylli me pesë cepa i rrethuar nga një rreth, si dhe numri ‘666’ që i referohet djallit, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet kush e ka bërë këtë shenj në barë, me anë të vajit të djegur të veturës, duke dashur të ofendoj njerëzit e pajetë që ndodhen aty.

Policia dhe qytetarët që i kanë të afërmit e vdekur në këtë vend, po kërkojnë që të gjendet ky njeri apo grup, që e ka kryer këtë veprim të ulët. /Telegrafi/