Rreth 20 makina janë vandalizuar dhe shkatërruar mëngjesin e sotëm në një garazh shumëkatësh prapa qendrës tregtare “Bunjakovec”.
Sipas Fokus, makinat në garazhin shumëkatësh kanë xhamat e thyer, dyer të shkatërruara…Nuk dihet ende shkaku i dëmtimit të veturave, por rastin e ka konfirmuar MPB-ja.
“Me datë 22.07 në ora 07.25 në RSSH është raportuar se janë dëmtuar disa automjete në një garazh shumëkatëshe në afërsi të një qendre tregtare në zonën e Qendrës. “Policët janë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, njoftoi Ministria e Brendshme.