Telegrafi

Vandalët i sulmojnë shtëpinë, Neymar detyrohet të zhvendoset në një vend më të sigurt

Braziliani Neymar ka vendosur të ndryshojë shtëpi, pasi vila e tij është dhunuar nga disa individë të cilët kanë tentuar të hyjnë me zor brenda.  

Ylli brazilian, Neymar, nuk po gjen paqe në Paris apo më saktë te skuadra Paris Saint-Germain.

Problemeve të natyrës teknike, që kulmuan me përplasjen me Cavanin e më pas me trajnerin Emery, u shtohen edhe ato personale.

Lexo po ashtu Messi dhe Suarez të shokuar me idenë se Neymari mund të transferohet te Reali

Ish-futbollisti i Barcelonës, i transferuar në Paris për shumën rekord 222 milionë euro, ka qenë i detyruar të ndryshojë shtëpi për arsye sigurie, përcjell SS.

Vila e tij superluksoze në Bougival, sipas të përditshmes “Le Parisien”, është dhunuar nga disa individë.

Lexo po ashtu Neymar pyetet shumë për situatën e tij te PSG, trajneri e merr në mbrojtje dhe lojtari fillon të qajë (Video)

Ata janë munduar të futen në brendësi të ndërtesës, pavarësisht se rrethohet nga një mur 1.7 metra i lartë.

Për këtë arsye, Neymar ka vendosur të zhvendoset në një tjetër vilë, që konsiderohet më e sigurt, jo larg vendbanimit aktual.