Telegrafi

Vandalët lanë gjak të rremë dhe koka të derrit para shtëpive të Pelosit dhe McConellit

Vandalët në Shtetet e Bashkuara kanë lënë gjak të rremë dhe u kanë prerë kokën derrave para shtëpisë të Kryetares së Dhomës së SHBA-së, Nancy Pelosi dhe Udhëheqësit të Shumicës së Senatit, Mitch McConnell.

Në shtëpitë e tyre ishin shkruar edhe mbishkrime shqetësuese. Vandalët lanë një mesazh “ku janë paratë e mia” në derën e shtëpisë së republikanit, McConnell në Kentucky, i cili vjen në mes të një beteje politike rreth një pakete të re të ndihmës për rimëkëmbjen pas pandemisë, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka vend në shoqërinë tonë për vandalizëm dhe politikë të frikës”, tha McConnell.

Policia e San Franciscos ka raportuar se po heton një incident që ndodhi para shtëpisë së Nancy Pelosi, por ajo ende nuk e ka komentuar incidentin.

Kujtojmë se Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së votoi javën e kaluar për të rritur ndihmën për individët nga 600 dollarë në 2,000 sosh, por Senati Amerikan i udhëhequr nga republikanët refuzoi ta bënte këtë, pavarësisht thirrjeve nga presidenti në largim, Donald Trump.

Pelosi ka pranuar propozimin e presidentit për të rritur kompensimin për individët, por republikanët e refuzojnë atë sepse ata besojnë se kjo do të çojë në një deficit. /Telegrafi/