Telegrafi

Van San siguroi fitoren në mënyrë dramatike – detyroi kundërshtarin të vjellë në Oktogon

Është e drejtë të thuhet se artet marciale të përziera janë një sport brutal dhe jo për ata me zemër të dobët, dhe nëse jeni të tillë, atëherë ju këshillojmë që as disa nga pamjet e këtij sporti mos t’i shikoni.

MMA Fighting raporton se si një meç në nivel amator nga Fighting Alliance Championship 11 arriti në një përfundim mjaft të shëmtuar.

Van San ishte në një përballje kundër Justin Little dhe goditi saktë në stomak, duke e shtyrë këtë të fundit të villte në Oktogon.

Diku tjetër nga e njëjta shfaqje, George Brooks iu deshën vetëm 24 sekonda për të mposhtur Zach Brooks me një goditje të shkëlqyer në brinjë, për ta lënë të shtrirë në dysheme.

Kanali i MMA Fighting më pas nxjerr në pah disa veprime më të shkëlqyera goditjeje, me Brendan Duneghy që kap Ousman Sarr me një shqelm në kokë dhe e lë të shtrirë me të parën.

Ndërkohë, Argemiro Delmandes del në plan të parë pasi hodhi një mori goditjesh përpara se të lëshonte një goditje të fortë me dorën e majtë.

Veprimi u bë gjatë një shfaqje në Centro Oeste Fight në Brasilia, me Delmandes që bëri një mbrojtje të dytë të titullit në peshën e lehtë. /Telegrafi/