Telegrafi

Van Persie rikthehet në Manchester, tregon arsyen pse u largua prej Unitedit

Manchester United dhe Fenerbahçe do të takohen sonte në kuadër të Ligës së Evropës.

E Robin van Persie ka folur rreth periudhës së kaluar në Manchester United.

Holandezi, i cili tash luan për Fenerbahçen, ka pohuar se do të luante për skuadrën angleze po ta drejtonte ekipin trajneri i pensionuar Sir Alex Ferguson, transmeton Telegrafi.

“Kur u transferova te United, ideja ishte se Ferguson do të qëndronte edhe shumë vjet në drejtim të ekipit. Por, më pas gjithçka ndryshoi dhe mua më është dashur të lëvizë më tutje. Po të ishte Ferguson, do të luaja ende për Unitedin”, tha Persie për mediat angleze.

Manchester United është shpallur kampion për herë të fundit para tre vjetëve, kur drejtohej prej Sir Alex Ferguson dhe sulmohej me Van Persien

Kujtojmë se Van Persie gjatë 105 paraqitjeve në fanellën e Unitedit ka shënuar 58 gola dhe ka pasur 21 asistime, ndërsa është shpallur një herë kampion i Ligës Premier. /Telegrafi/