Telegrafi

Van Persie mirëpret ardhjen e Chamakh

Sulmuesi nga Maroku është cak i kamotshëm i Arsenalit dhe për pak dështoi të arrijë në Emirates verën e kaluar dhe transferimi i tij do të konfirmohet zyrtarisht sapo kontrata e tij me Bordeaux të skadojë.

“E njoh atë nga televizori. Ai duket mirë, shumë i fuqishëm në ajër dhe shënon shumë gola me kokë. Chamakh duket shumë i sigurt në top. Mendoj se kjo do të jetë mirë për të gjithë ne për të qenë më garues. Ndjehem i lumtur ta shoh atë duke ardhur në klub”, ka thënë Van Persie. /Telegrafi/