Telegrafi

Van Persie kthehet kah fundi prillit

Van Persie u lëndua duke luajtur me përfaqësuesen e Holandës, ndërsa Wenger thotë se rikuperimi lojtarit po shkon mirë dhe pritet që të kthehet më parë saqë është menduar.

“Nëse më pyetni nëse Van Persie do të kthehet në fillim të prillit, do t’u them kategorikisht jo. Ai ende nuk ka filluar me një fitnes të vërtetë. Kur do të fillojë me këtë, do t’i nevojiten rreth gjashtë javë që të rikuperohet plotësisht”, ka thënë trajneri. /Telegrafi/