Telegrafi

Van Persie: Jam më i fuqishëm se kurrë

Deri tash nuk ka pasur asnjë shenjë lëndimi që prishi aq shumë sezone të tij me Topçinjtë dhe ai ndjehet në formë të shkëlqyeshme para fazës së fundit të sezonit.

“Kjo seri ndeshjesh pa u lënduar më ka bërë më të fuqishëm. Por nuk dua të flas për këtë. Ndjehem më mirë dhe më në formë. Vërtet në formë”.

“Në javën e fundit luajta të mërkurën dhe të shtunën. Në këto ndeshje luajta më me lehtësi. Ndjehem në formë dhe rikuperohem me shpejtësinë e dritës”, ka thënë 29-vjeçari. /Telegrafi/