Telegrafi

Van Persie: Jam i varur nga United

 “Unë e kam kuptuar se kur luani për Manchester Unitedin, secila ndeshje është ndeshje e madhe. Ekzistojnë ndeshjet super të veçanta, sikurse ato ndaj Manchester Cityt, Liverpoolit apo ndaj Real Madridit, por këto ndeshjet e vogla janë shumë të rëndësishme për shkak se ato ju bëjnë kampion”.

“Personalisht, mua më pëlqejnë të gjitha neshjet. Ju fitoni ritmin. Ju mësoheni që të luani nga tri ndeshje në javë dhe ndoshta ju duhen 10 minuta për të rikthyer ritmin. Unë dua të luaj edhe ndaj Readingut në FA Cup, dua të luaj në të gjitha ndeshjet”, ka thënë Van Persie.

Ai shtoi se është dashuruar thellësisht në klubin e ri dhe se ka krijuar varësi për të shënuar gola dhe për t’i gëzuar tifozët. /Telegrafi/