Telegrafi

Van Persie i përkushtohet Arsenalit

“Është lajm i jashtëzakonshëm që Robin van Persie i është përkushtuar për një kohë të gjatë Arsenalit. Të gjithë jemi të gëzuar”.

“Robin është një lojtar që ka talent të madh dhe aftësi për të shënuar gola dhe për t’i fituar ndeshjet. E kemi parë shumë herë se çfarë është në gjendje të bëjë ai në fushë”.

“Ai është vetëm 25-vjeçar dhe do të vijnë shumë gjëra të mira nga ai në të ardhmen. Robin ka potencial që të bëhet njëri nga lojtarët më të mirë të Arsenalit”, ka thënë trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, për faqen zyrtare të Arsenalit.