Telegrafi

Van Persie: Gomes ishte i jashtëzakonshëm

Braziliani bëri një varg mbrojtjesh për të ndihmuar ekipin e tij të shënojë fitore 2-1 ndaj topçinjve në White Hart Lane.

“Po, veçanërisht goditja e parë ishte mbrojtje e shkëlqyeshme. Prita që topi të shkonte në rrjetë, por ai disi e mbrojti, që ishte çmenduri. Goditja e lirë shkonte direkt në kënd dhe ai e mbrojti edhe këtë. Këto ishin momente vendimtare”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/