Telegrafi

Van Persie: Duhet të jemi më efektiv para golit

Topçinjtë kanë humbur dy herë në Ligën Premier këtë sezon, të dyja herët ndaj klubeve nga Manchesteri, Cityt dhe United, edhe pse kanë dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve, dhe Van Persie beson se një përfundim më i mirë i shanseve mund t’i çojë ata në një pozitë shumë më të mirë.

“Kur i shihni takimet kundër Manchester United dhe Mancheser City, ne kemi pasur shumë shanse dhe megjithatë kemi humbur. Andaj mendoj se duhet të shihemi në pasqyrë dhe të përpiqemi t’i përmirësojmë gjërat”, ka thënë holandezi.