Telegrafi

Van Persie dëshiron të hakmerret ndaj Adebayor

Menaxheri i topçinjve Arsene Wenger zakonisht shfrytëzon ndeshjet e Kupës për të angazhuar lojtarët e rinj, por Van Persie e sheh këtë takim si një rast të mirë për t’u përballur edhe një herë me Emmanuel Adebayor, i cili e goditi në fytyrë në takimin e parë të Ligës Premier më herët gjatë këtij sezoni,.

“Është një short i mirë. Dua të luaj në këtë takim. Do të doja shumë. Nëse menaxheri vendos të më angazhojë, do të isha i lumtur. Po ashtu dua ta fitojmë. Do të jetë një takim i mirë pasi ata kanë një ekip të mirë dhe mendoj se është një sfidë e mirë për të rinjtë”, ka thënë Van Persie.

Takimi do të zhvillohet me 1 dhjetor në stadiumin e Manchester Cityt./Telegrafi/