Telegrafi

Van Persie: City dhe Villa kërcënim për Arsenalin

“Një prej arsyeve kryesore pse nënshkrova ishte të arrijmë te një trofe i madh. Nuk dua ta bëj atë me ndonjë ekip tjetër. Dua ta ngre atë me Arsenalin. Ky është caku im kryesor dhe do të më bënte shumë krenar”, ka thënë Van Persie.

“E di se do të jetë vështirë, pasi kemi shumë konkurrencë, me ekipe si Manchester City dhe Aston Villa që bëhen gjithnjë më të fuqishme. Por shoh ende shumë shanse për Arsenalin dhe është një ëndërr për mua të ngre trofe me këtë ekip”, ka shtuar holandezi.