Telegrafi

Van Persie: Adebayor nuk më ka kërkuar falje

Adebayor e goditi Van Persien në fytyrë në takimin në mes të Manchester Cityt dhe Arsenalit, për të cilën arsye sulmuesi i Cityt u suspendua për tre ndeshja nga FA.

“A pres të marr kërkim falje nga Adebayor? Tashmë jo. Çfarë mund të them? Dhashë deklaratë pas ndeshjes, në të cilën vërtet besova dhe e cila i shprehu ndjenjat e mia dhe ende i shpreh. Nëse shoh në pasqyrë, mendoj se nuk mund ta fajësoj veten”, ka thënë holandezi.

“Nuk dua të harxhoj më shumë kohë në zotëri Adebayor, pasi ai tashmë ka treguar se si është në disa javët e kaluara”, ka thënë më tej Van Persie.