Telegrafi

Van Persi i jep tri pikë Arsenalit

Sulmuesi holandez Robin van Persie ka shënuar të vetmin gol të ndeshjes me një përfundim elegant në minutën e 52-të.

Megjithatë topçinjtë duhet të falënderojnë edhe portierin Mannone, i cili bëri një sërë të mbrojtjeve të klasit.

21-vjeçari italian ishte i vetmi në diskonim për trajnerin Arsene Wenger, pas lëndimeve të Manuel Almunia dhe Lukasz Fabianski.

Me tre pikët e reja, Arsenali mban pozitën e pestë me 12 pikë, duke qëndruar prapa Liverpool e Tottenham, me nga 15, dhe Chelseat dhe Manchester United, me nga 18 pikë.