Telegrafi

Van Perise dëshiron që Manchester United të transferojë Cavanin

Robin van Perisie ka kërkuar nga Manchester United që të transferojë Edinson Cavanin në verën e këtij viti.

Legjenda holandeze u është përgjigjur fansave të tij në llogarinë private në Twitter rreth shumë pyetje, derisa një ishte edhe për uruguaianin.

Tifozi i Djajve të Kuq e ka pyetur Van Persien se cilin lojtarët do të dëshironte që Unitedi të transferonte, përgjigja e tij ka qenë për Cavanin.

“Cilin lojtar mendoni se duhet të transferojë Manchester Unitedi në Verë?” Edinson Cavanin, lojtar i brilant dhe i mundshëm #Makineriegolave”, ka shkruar holandezi.

Lexo po ashtu Paratë nuk mjaftuan që Cavani të transferohej te Manchester United

Por, skuadra angleze tentoi transferimin e tij në këtë janar, mirëpo nuk ia doli shkaku që ai ishte i vendosur të kalonte te Atletico Madridi.

Në garë për të ishte edhe Chelsea, derisa kontrata e Cavanit skadon në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/