Telegrafi

Van Nistelrooy: Shpresoj lëndimi të mos jetë serioz

Nistelrooy u rikthye në lojë së fundi pas lëndimit që e la jashtë fushe plot nëntë muaj dhe madje shënoi gol në takimin e mbrëmshëm, por kjo nuk e la shumë të gëzohet pasi ai pësoi një lëndim të ri.

“Pësova lëndim gjatë shënimit të golit. Kjo ishte një rikthim i ëndrrave, arrita të shënoj gol. Jam i ngazëllyer për dashurinë që ma treguan fansat”, ka thënë holandezi.

“Nesër do të kaloj ca kontrolle shtesë dhe shpresoj se lëndimi të mos jetë serioz. Kam punuar shumë për t’u rikthyer në ekip dhe gjithçka ishte mirë. Tash mbetet të shoh si është situata”, ka shtuar Nistelrooy pas takimit të mbrëmshëm.