Ndihmëstrajneri i Manchester United, Ruud Van Nistelrooy, duket se ka inkurajuar mbrëmë (e enjte) gjyqtarin Tobias Stieler që ta ndëshkonte ma karton të verdhë pas golit të barazimit nga Porto.
United ndonëse e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen ndaj Portos, ata u ndalën me barazim në ‘Estadio do Dragao’.
Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford shënuan për t’i dhënë epërsinë prej 2-0 ‘Djajve të Kuq’, para se Pepe dhe Samuel Omorodion të barazonin për vendasit.
Në pjesën e dytë pikërisht Omorodion shënoi për ta rikthyer avantazhin në të mirë të vendasve, para se Maguire eventualisht në fundin e ndeshjes të realizonte për rezultatin përfundimtar 3-3.
Goli i parë i Omorodion duket se e ka nervozuar tej mase Van Nistelrooy i cili u tregua mjaft i zëshëm në ankesat e tij kundrejt gjyqtarit gjerman Stieler.
Në fakt, Stieler iu afrua holandezit për ta paralajmëruar atë, por Van Nistelrooy i befaosi të gjithë duke e inkurajuar atë që ta ndëshkonte me karton.
Siç mund ta shihni nga pamjet e mëposhtme, ish-sulmuesi i Manchester United ngre gishtin para se Stieler të nxerrte kartonin e verdhë nga xhepi.
🤣 Van Nistelrooy practically begging for a red card, so he doesn’t have to sit & watch this 💩 pic.twitter.com/kyzIgEIepE
— LUHGSzns🔰 (@LUHGSzns_) October 3, 2024
Përndryshe, Van Nistelrooy ishte bërë pjesë e stafit të trajnerëve të Ten Hag gjatë muajit gusht së bashku me Rene Hake.
Ish-trajneri i PSV-së, i cili ka luajtur për Unitedin mes viteve 2001 dhe 2006, i janë dhënë merita për sjelljen e një perspektive të re tek klubi anglez./Telegrafi/