Site icon Telegrafi

Van Gogh pikturonte mbi tablotë e të tjerëve

Sipas studiuesit italian, Antonio De Robertis, Van Gogh pikturonte edhe mbi tablotë e të tjerëve. Sipas tij, rasti më i dukshëm është ai i portretit të Agostina Segatorit në vitin 1887 që fsheh një tjetër portret, ndoshta të pikturuar nga Corot.
Por kjo nuk është e vetmja pikturë e dyfishtë pasi në spitalin psikiatrik Saint Remy gjenden edhe dy ekzemplarë të tjerë. Prania e dy pikturave në spital mendohet se ka lidhje me një kërkesë që murgesha Epiphane Dechanel i bëri piktorit për t’i bëre një pikturë për mensën, por me humbjen e saj, murgesha i dha dy piktura të vjetra mbi të cilat Van Gogh hodhi penelatën e tij.

Studiuesi De Robertis u bën thirrje të gjithë muzeve në botë që të analizojnë ekzemplarët me anën e rrezeve X sepse mendohet që të tjera tablo të piktorit holandez janë vendosur mbi një imazh tjetër. /tch/Telegrafi/

Exit mobile version