Telegrafi

Van Gaal: Yjet vijnë te United për para

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka thënë se yjet transferohen te Djajtë e Kuq vetëm për pagat e majme.

Van Gaal ka aluduar se shpenzimet do të jenë të mëdha edhe për sezonin tjetër.

“Të luash në Ligën e Kampionëve, është me rëndësi për lojtarët. Por, mendoj se United është mjaft i madh për të tërhequr top lojtarët”.

“Liga e Kampionëve gjithmonë ndihmon kur flet me lojtarët. Por, dua të them se United është aq klub i madh, sa që pagat janë aq të mira këtu, sa që lojtarët vijnë edhe pa u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Van Gaal. /Telegrafi/