Telegrafi

Van Gaal: Van Persie është bërë më i mirë te United

 Sulmuesi holandez ka shënuar 12 gola në 17 paraqitje në Ligën Premier dhe tre gola në katër paraqitje në ndeshjet ndërkombëtare.

”Van Persie po bëhet vazhdimisht më i mirë, kjo është e pabesueshme. Ai është një lojtar super-profesionist i cili e din se çfarë dëshiron në karrierën e tij dhe si do ta arrijë atë”.

”Unë ende nuk kam parë ndonjë lojtarë që ka arritur moshën e Van Persiet, e që vazhdon të përmirësohet si futbollist. Ai është më i vetëdijshëm se gjithë lojtarët tjerë që kam punuar me ta, për mundësitë që i ka para vetes”.

”Ai është i bindur se mund të përmirësohet çdo javë pa marrë parasysh moshën që ka dhe kjo ndoshta është arsyeja që ai vazhdon të përmirësohet e të tjerët jo”, ka thënë Van Gaal. /Telegrafi/