Telegrafi

Van Gaal: Toni nuk është i nevojshëm te Bayerni

“Nuk kam për çfarë të flas më me Luca Tonin. Ai ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Bayerni, prandaj mund të fillojë të kërkojë një skuadër të re”.

“Është vonë për të kërkuar falje tani. Ai është dashur të mendojë më herët për këtë gjë. Ai e ka marrë vendimin që të sillet në mënyrë të caktuar dhe nuk ka më kthim prapa”.

“Ai nuk i ka realizuar ato që kemi pritur këtë sezon dhe ai nuk është i nevojshëm më te Bayern Munichu”, ka thënë Van Gaal për Corriere dello Sport. /Telegrafi/