Telegrafi

Van Gaal: Toni duhet të kërkojë klub të ri

Sulmuesi ka qenë i parrehatshëm në ekip që kur holandezi Van Gaal arriti në stolin e ekipit gjerman dhe duket se mosmarrëveshjet mes tyre tashmë kanë arritur kulmin.

“Ai është një prej atyre që tha se dëshiron të largohet, andaj duhet të fillojë të kërkojë klub të ri. Vendimi përfundimtar pa dyshim do të merret nga klubi, por unë do të kem ca ndikim në këtë po ashtu”.

“Të gjithë lojtarët i kanë shanset e tyre, por ata duhet të përgjigjen ndaj kërkesave të Bayernit, ashtu që ata të mund të konsiderohet si profesionistë të vërtetë”, ka thënë Van Gaal./Telegrafi/