Telegrafi

Van Gaal: Thjeshtë, ishim të dobët

“Thjeshtë ne nuk ishim mjaft të mirë dhe kurrë nuk ishim në gjendje ta luajmë lojën tonë. Duhet të jesh në formë super të lartë nëse dëshiron të luash në mënyrë ofensive ndaj një Interi të tillë”.

“Ndeshja shkoi ashtu siç e kisha pritur. Ne dominuam në lojë, përderisa Interi priste të na godiste në kundërsulme. Të mbrohesh është shumë më lehtë se të sulmosh”.

“Sidoqoftë, të mos lëmë dyshime, sepse Interi e meritoi të fitojë. Ata kanë pasur një paraqitje fantastike dhe dua t’i përgëzoj për fitoren. Gjithashtu dua të përgëzoj Jose Mourinhon”.

“Unë jam shumë krenar çfarë arritën lojtarët e mi. Ata kanë mësuar shumë nga kjo përvojë. Detajet e vogla e vendosën ndeshjen, ndërsa na mungoi kreativiteti i Franck Ribery”, u shpreh Van Gaal pas ndeshjes. /Telegrafi/