Site icon Telegrafi

Van Gaal: Te United doja të luaja sikurse që luan tani City i Guardiolas

xxxx during the Barclays Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on December 28, 2015 in Manchester, England.

Louis van Gaal ka thënë se kur ishte te Manchester United, ka dashur të luajë futboll sikurse që luan Pep Guardiola te Manchester City.

Holandezi është larguar në mes të kritikave, ku në 16 ndeshej kishte fituar vetëm katër.

Van Gaal u largua nga United në maj të vitit 2016, duke u zvëndësuar nga Jose Mourinho.

Lexo po ashtu Manchester United kërkon të fitojë miliona nga shitjet e lojtarëve

Sipas tij ai në United ka dashur të luajë lojën sikurse që luan Guardiola me Cityn e tij, ku ka fituar 81 pikë në 30 ndeshje.

Van Gaal me njërën nga skenat e tij qesharake

“Pep Guardiola për mua, është trajneri më i mirë në Ligën Premier”, ka thënë  Van Gaal për SportBild.

Lexo po ashtu Mourinho i gatshëm të shes Pogban për të financuar transferimet e reja

“Pep e ka kthyer Cityn në makinë. Ai luan futboll, gjë që doja ta bëja te Manchester United”.

“Nuk jam i zhgënjyer me Jose Mourinhon. Cdo trajnerë ka dëshirë që ta drejtoj Manchester Unitedin, pasi është ndër klubet më të mëdha në borë’, ka thënë Van Gaal. /Telegrafi/  

Exit mobile version