Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka refuzuar një ofertë pune.
Algemeen Dagblad shkruan se Federata e Futbollit të Holandës i ka ofruar Van Gaalit punë si drejtor teknik, por se holandezi e ka refuzuar.
Ndërsa De Telegraaf deklaroi këtë javë se Van Gaal ishte siguruar nga shefat e Manchester Unitedit se do të jetë në krye të ekipit edhe në sezonin e ardhshëm dhe se tashmë janë ndarë mbi 100 milionë euro për blerjen e futbollistëve të rinj.
Kujtojmë se holandezi ka kontratë vlefshme me Djajtë e Kuq deri në fund të sezonit të ardhshëm, por mund të shkarkohet pa dëmshpërblim nëse nuk arrin ta dërgon në Ligën e Kampionëve, Unitedin. /Telegrafi/