Telegrafi

Van Gaal: Nuk kam kujtime të mira nga Juve

“Juventusi është (ekip) shumë i mirë. Lojtarët janë në formë, edhe pse barazuan këtë fundjavë. (Juve) gjendet në vendet e para në tabelë. (Juve) është njëra nga skuadrat më të mira në Evropë”.

“Takimi ndaj Juventusit natyrshëm që do të jetë i veçantë. Duhet të përgatitem paraprakisht për këtë skuadër, mirëpo unë e bëj të njëjtën gjë para se të takohem edhe me skuadrat tjera”.

“Mirëpo, unë nuk kam kujtime të mira nga Juve. Kur isha trajner i Ajaxit të Amsterdamit, humbëm nga ata në Finale të Ligës së Kampionëve pas penalltive”, ka thënë Van Gaal për faqen zyrtare të Bayernit.