Telegrafi

Van Gaal: Në finale, falë gjyqtarëve

“Nuk mendoj se jemi ndër ekipet më të mira të Evropës. Interi, Chelsea, Barcelona dhe Manchester Unitedi janë ekipet më të forta në Evropë, jo Bayerni”.

“Ne kemi pasur fat që kemi arritur në finalen e Ligës së Kampionëve. Ne kemi arritur në finale për shkak të gabimeve të gjyqtarëve në favor tonin. Kjo është arsyeja pse duhet të përdoren kamerat në mbështetje të gjyqtarëve”, theksoi holandezi.

“Për mendimin tim, Jose Mourinho është njëri prej trajnerëve më të mirë. Këtë nuk e them për shumë trajnerë, por Mourinho e meriton këtë. Ai e ka bërë Interin një ekip fitues dhe ka transferuar lojtarët të cilët janë të dobishëm në formacionin dhe stilin e tij të lojës”, përfundoi Van Gaal. /Telegrafi/