Telegrafi

Van Gaal ndihmon Ajaxin rreth taktikave për finalen e Ligës së Evropës ndaj Unitedit

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal po ndihmon Ajaxin të përgatitet për finalen e Ligës së Evropës në javën e ardhshme.

Ajax dhe Manchester United do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Ligës së Evropës që mbahet me 24 maj në Stokholm të Suedisë.

Sipas Mirror, Van Gaal dhe trajneri i Ajaxit, Peter Bosz, janë parë thellë në diskutim këtë javë në një ditë prezantimi vjetor për menaxherët e ligës holandeze.

Bosz beson se askush nuk i njeh idetë taktike të Mourinhos më mirë se Van Gaal, i cili dikur ishte mësues i tij.

Ndryshe, Van Gaal është ende në listën e pagave të Unitedit edhe pas finales në Stokholm të mërkurën tjetër, me rrogën që pas shkarkimit është e vlefshme deri më 30 qershor. /Telegrafi/