Telegrafi

Van Gaal: Mourinho do ta rikthejë Realin

“Skuadra më e mirë në Evropë? Barcelona. Finalistët e Ligës së fundit të Kampionëve (Interi dhe Bayern Munichu) nuk janë skuadrat më të mira, por nuk fitojnë gjithmonë më të mirët. Ka skuadra që luajnë në nivel mjaft të lartë- Barcelona, Chelsea dhe Manchester Unitedi- derisa skuadrat tjera janë në një shkallë më të ulët, ne (Bayerni), Interi, Lyoni dhe Madridi i ri i Mourinhos”.

“Të gjithë e dini se asnjëherë nuk më ka pëlqyer mënyra e lojës së Mourinhos, por unë po ashtu e kam lëvduar kapacitetin për të ndërtuar grupe dhe për të fituar… Mendoj se Madridi ka bërë një hap përpara me angazhimin e Mourinhos në stol”, ka thënë Van Gaal për Marca. /Telegrafi/