Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, ka deklaruar pse humbjes ndaj Liverpoolit se ekipi i tij pësoi nga dy gola të “lirë”.
Sipas teknikut holandez, edhe penaltia, por edhe goli i dytë nga Fellaini, ishin jo normal.
“Unë duhet të them se Liverpooli krijoi atmosferë fantastike”.
“Ata luajtën mirë në pjesën e parë dhe ne nuk kemi mundur t’i rrezistojmë presionit. David de Gea ishte fantastik. Por, ne kemi pasur një penalti të lirë dhe në pjesën e dytë e menaxhuam formën e tyre. Ne kemi pasur më shumë kontribut në ndeshje, por nuk krijuam raste”.
“Ata shënuan edhe një gol të dytë mjaft të “lirë”, ai ishte në ofsajd, por është e vështirë kështu. Të humbësh 2-0 është e vështirë, por duhet të krijojmë atmosferë të nxehtë dhe të fitojmë në shtëpi”, potencoi Van Gaal. /Telegrafi/