Telegrafi

Van Gaal i zhgënjyer me situatën e Sneijder

Sneijder duhet të pranojë rinovimin e kontratës me pagë të zbritur nëse dëshiron të vazhdojë të luajë dhe momentalisht ai është jashtë përbërjes së parë të zikaltërve, duke bërë që shumë emra të mëdhenj të reagojnë, ndër ta edhe Van Gaal.

“Nuk mund të ndërhyj në marrëdhëniet mes Interit dhe Sneijderit. Është e vështirë për një trajner që s’mund të thotë atë që mendon, por kam kontaktuar me të dhe ne kemi biseduar dy herë në telefon për këtë”.

“Sneijder është lojtari kryesor dhe kapiteni i vërtetë i ekipit. Kur ai nuk luan për klubin, kjo ka pasoja edhe në kombëtare. Shpresoj që ai të luajë, pasi ka rol të madh për Holandën brenda dhe jashtë fushës”, është shprehur Van Gaal.