Telegrafi

Van Gaal i hapur për largimin e Ribery

I pyetur për mundësinë e kalimit të anësorit francez në Stantiago Bernabeu, trajneri holandez ka shpjeguar se për marrjen e një vendimi të tillë ndikojnë shumë faktorë.

“Ka shumë faktorë që luajnë rol, duke filluar nga paratë. Ai nuk është i rehatshëm sepse spekulimet ndikojnë tek ai. Kemi folur për këtë gjë”.

“Thashethemet nuk i bëjnë mirë Franckut, nuk i bëjnë mirë Bayernit dhe nuk më bëjnë mirë mua”, është shprehur Van Gaal për “Bild Am Sonntag”.