Telegrafi

Van Gaal: Guardiola ndjek filozofinë time

“Caktimi i Guardiolës nuk ishte befasi për mua, pasi Bayerni gjithmonë kërkon trajnerët më të mirë. Dhe Pep ka ndjekur filozofinë e Van Gaal. Mendoj se është zgjidhje fantastike”.

“Unë jam i pari që kam përdorur formacionin që Bayern Munich po përdor këto ditë. Heynckes vazhdoi të njëjtën rrugë dhe Pep është personi i duhur për ta pasuar atë. Pep mendon njëjti si Jupp dhe unë”.

“Guardiola është vërtetë inteligjent. Ai mund të dështojë ca me gjuhën gjermane, por ata të gjithë e kuptojnë anglishten shumë mirë”, ka thënë Van Gaal. /Telegrafi/