Telegrafi

Van Gaal: Fiorentinat ndihet sikur është vjedhur

Ekipi gjerman u mposht me rezultat 3-2 në ndeshjen e mbrëmshme, por kualifikohet falë më shumë golave të shënuar si mysafir, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 4-4.

“E kuptoj se është vështirë për Violan ta pranojë eliminimin në këtë mënyrë dhe se goli vendimtar ishte ai i ndeshjes së parë që ishte shënuar nga pozita jashtë loje”, ka thënë Van Gaal.

Fioretina barazonte 1-1 në ndeshjen e parë në Munich derisa Miroslav Klose në minutën e fundit shënoi nga pozita jashtë loje, gol që doli vendimtar për kualifikimin e Bayernit./Telegrafi/