Ish-menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal ka pranuar se kishte shpresuar të nënshkruante me sulmuesin Robert Lewandowski ndërsa ishte në krye të klubit anglez.
29-vjeçari Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ka shënuar 142 gola nga 184 ndeshje në të gjitha garat për Bayern Munichun që kur ai u bashkua me klubin në vitin 2014.
Golat e tij të shumtë dhe vazhdimësia në lojë kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të duan shërbimet e tij.
Para disa ditësh u përfol për një arritje të marrëveshjes mes polakut dhe Real Madridit, por më vonë u mohua një gjë e tillë.
Tani në pah ka dal edhe ish-trajneri i Djajve të Kuq, Van Gaal, i cili ka theksuar se donte ta transferonte në Old Trafford, teksa edhe sulmuesi donte një transferim.
“Ai është aktualisht sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht trajneri holandez për Bild.
“Gjithashtu kam dashur të stërvitem me Lewandowskin dhe ai donte ta merrja atë në Manchester United”.
“Çmimi nuk ishte një problem për Manchester Unitedin, por Bayerni nuk donte ta linte të largohej”, përfundoi Van Gaal. /Telegrafi/