Site icon Telegrafi

Van Gaal dhe ish-futbollisti i Milanit mund ta marrin drejtimin e Holandës

Kombëtarja holandeze ditë më parë ka shkarkuar trajnerin Danny Blind.

Mediat e atij vendi po shkruajnë se për të marrë drejtimin e Holandës janë përfol dy emra.

Në fakt, trajneri Frank De Boer e ka përjashtuar mundësinë e drejtimit ‘Tulipanëve’, transmeton Telegrafi.

Përballë kësaj situate për zgjidhjen e problemit të stolit të “orange” po qarkullojnë emrat e Louis Van Gaal, i cili e ka drejtuar më parë Holandën.

Theksojmë se ish-trajneri dhe legjenda e Milanit, Clarence Seedorf shihet si alternativ për ta zëvendësuar Blindin. /Telegrafi/

Exit mobile version