Telegrafi

Van der Wiel largohet nga PSG

Mbrojtësi holandez, Gregory Van der Wiel pritet t’i japë fund aventurës së tij tek gjiganti francez Paris Saint Germain.

Holandezi do të mbetet lojtar i lirë në fund të stinorit pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me kampionin e ri të Francës, Paris Saint Germain.

Kështu e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në Francë, pasi Monaco është duke kërkuar ta transferojë atë.

Por ‘tulipani’, ka edhe dy oferta të rëndësishme nga kampionati italian Serie A.

Roma dhe Inter janë dy skuadrat tjera që janë duke e kërkuar lojtarin, por tani mbetet gjithçka në dorë të klubeve se cila do t’i ofrojë kontratë më të mirë për ta bindur lojtarin ta vesh fanellën e tyre. /Telegrafi/