Rafael van der Vaart ka folur për largimi i tij nga Real Madridi, pas një bisede të sinqertë që kishte me trajnerin e atëhershëm Jose Mourinho.
Holandezi po luftonte për minuta më shumë në skuadër, kur trajneri portugez e këshilloi atë të largohej pasi do të nënshkruante me Mesut Ozil.
Van der Vaart nuk mban asnjë inat me trajneri.
“Ai është një trajner i mahnitshëm. E kisha atë për vetëm dy sezone në Real Madrid”.
“Ai është një njeri i sinqertë dhe mendoj se pothuajse çdo lojtar që punon me të, askush nuk flet keq për të. Kjo do të thotë se ai mbron lojtarët e tij, [se është] i sinqertë dhe kjo do të thotë shumë për lojtarët”.
“Ai në atë kohë më tha:’Rafa, unë do të blej Ozil kështu që mendoj se është më mirë të largohesh nga klubi. Nëse qëndron, është gjithashtu në rregull, por je shumë i mirë për të qëndruar në stol. Provo dhe shko diku tjetër’”.
Holandezi pastaj u transferua në Tottenham ku u bë një ikonë.
“Unë u largova për në Spurs, kështu që në fund edhe unë jam vërtet i lumtur për këtë gjë”, ka thënë ai. /Telegrafi/