Rafael van der Vaart bëri shaka me kapitenin e Manchester Unitedit, Harry Maguire, i cili sipas holandezit shkon në shtëpi dhe i thotë gruas së tij se nuk është aq futbollistë i mirë, por fiton shumë.
Ish-reprezentuesi holandez i cili ka luajtur për Ajaxin, Real Madridin dhe Tottenhamin ka analizuar fitoren 5-2 të United ndaj Bournemouth.
Mbrojtësi i Anglisë, Maguire ishte jashtëzakonisht i tronditur në lojë dhe ishte fajtor në golin e parë të Bournemouth, pasi u turpërua nga Junior Stanislas.
Performanca e tij bëri që Van der Vaart të lëshoj një mal me kritika mjaft të egra për aftësitë e tij futbollistike.
Ish-mesfushori i Hamburgut nuk është aspak një tifoz i Maguires pasi ai ka sulmuar ashpër për herë të dytë ish-qendërmbrojtësin e Leicester Cityt.
Në tetor, ai bëri disa krahasime rreth mbrojtësit 27-vjeçar dhe pretendoi se Virgil van Dijk vlen 300 milionë euro nëse Marugire vlen po aq sa 80 milionë eurot e paguara nga Unitedi verën e kaluar.
Rafael van der Vaart about Harry Maguire: “When I go to see an amateur club on Sunday I can find 3 players who can play like him. I mean that. It might be silly to say it but he won’t hear it anyway. We are talking about a €90M signing here. Then Van Dijk is worth €300M.”
— 𝐀𝐅𝐂 𝐀𝐉𝐀𝐗 💎 (@TheEuropeanLad) October 20, 2019
“Kur shkoj të shoh një klub amator të dielën, unë mund të gjej tre lojtarë që mund të luajnë sikurse ai”.
“Unë dua të them diçka. Mund të jetë pa kuptim ta thuash por ai nuk do ta dëgjojë atë sidoqoftë. Ne po flasim për një nënshkrim prej 90 milion eurosh këtu. Atëherë Van Dijk vlen 300 milionë euro”, kishte thënë Van der Vart në tetor.
Last night, Rafael van der Vaart again made it clear that he's not a fan on Maguire:
"I think Maguire goes home every day and tells his wife: "I'm so shit at football, but I earn so much. They really believe I'm good." I really think so, he laughs at everyone." [@ZS_Voetbal] pic.twitter.com/nBKt0DnNr6
— 𝐀𝐅𝐂 𝐀𝐉𝐀𝐗 💎 (@TheEuropeanLad) July 9, 2020
Ndërsa, tani akuzat e holandezit në drejtim të anglezit kanë qenë edhe më të mëdha.
“Mendoj se Maguire shkon çdo ditë në shtëpi dhe i thotë gruas së tij: “Unë jam një futbollist m***, por fitoj kaq shumë. Ata vërtet besojnë se jam i mirë. Unë vërtet mendoj kështu, ai qesh me të gjithë”, ka deklaruar holandezi. /Telegrafi/