Telegrafi

Van der Vaart refuzon Bayernin

Holandezi një kohë të gjatë është përfolur për një largim nga Reali, por ai thotë se është i lumtur në Bernabeu, duke refuzuar interesimin nga Bayern Munich dhe së fundi edhe Liverpooli.

“E respektoj interesimin e (trajnerit të Bayernit) Van Gaal, por klubi im është Real Madrid dhe dua të qëndroj këtu”, ka thënë Van der Vaart. /Telegrafi/