Ish-futbollisti holandez, Rafael van der Vart do të marrë pjesë në një turne të hedhjes së shigjetave, i njohur më mirë si Pikado.
Ish-futbollistët Real Madridit, Ajaxit dhe Tottenham Hotspurs do të debutojnë në turne më 4 dhe 5 maj në Esbjerg të Danimarkës.
Ndër të tjera, në turne do të marrë pjesë edhe vëllai i ish-futbollistit, Fernando.
Van Der Vaart përfundoi karrierën si futbollist vitin e kaluar në Esbjerg, për të cilin luajti vetëm tre ndeshje.
Ai luajti 109 ndeshje për ekipin kombëtar të Holandës, shënoi 25 gola dhe luajti në finalen e Kupës së Botës së vitit 2010 në Afrikën e Jugut.
Kampionati danez i hapur në hedhjen e shigjetave mbahet nga viti 1974 dhe u fitua nga disa prej lojtarëve më të mirë të atij sporti, Phil Taylor, Erik Bristou, Raymond van Barneveld dhe Gerry Anderson. /Telegrafi/