Telegrafi

Van der Vaart: Nuk e kam ndërmend të largohem nga Reali

Disa klube nga Liga Premier janë të interesuara për holandezin ku përmenden edhe emrat si Arsenal, Aston Villa dhe Liverpool.

“Kam aftësi dhe kualitet të luaj në Real Madrid. Në përgatitjet e verës Pellegrimi më ka thënë se jam një futbollist shumë i mirë, por nuk ka shumë hapësirë në ekipin e parë për mua, për shkak se në përbërje janë Kaka, Raul dhe shumë lojtarë të tjerë. I thash, ok unë nuk do të largohem nga Real Madridi, do të luftoj dhe do të shohim”.

“Liga është shumë e rëndësishme për ne, si edhe Liga e Kampionëve. Finalja është në Madrid. Secili ëndërron të luajë në finale këtu, por po ashtu edhe ta fitojë ligën. Unë jam shumë i lumtur në këtë ekip”, ka thënë Van der Vaart./Telegrafi/