Telegrafi

Van Der Vaart në planet e Arsenalit

“The Mail on Sunday” njofton se Topçinjtë do të tentojnë transferimin holandezit duke i ofruar shtatë milionë euro Realit.

“Vërtet dua të shkoj në Angli. Ka një numër të madh skuadrash ku mund të shkoj, në Gjermani, Spanjë dhe Itali. Po ashtu kam pasur një ofertë edhe nga Martin Jol që të kthehem te Ajax. Mirëpo asnjëri nga këto opsione nuk më tërheq”.

“Dëshiroj të shkoj në Ligën Premier dhe e di se ku dëshiroj të luaj”, është cituar të ketë thënë Van der Vaart.